Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Donald Trump zgjat armëpushimin e luftës tregtare me Kinën
Udhëheqësi amerikan shtyn tarifat e reja për eksportuesin më të madh në botë për 90 ditë të tjera Donald Trump ka zgjatur një armëpushim të luftës tregtare me Kinën për 90 ditë të tjera, vetëm pak orë para afatit të së martës për të rritur tarifat për eksportuesin më të madh në botë.Lëvizja e presidentit amerikan pritej gjerësisht sepse qeveria e tij ka ngurruar të rindezë konfliktin e ashpër tregtar me Pekinin, që tronditi tregjet në prill kur taksat amerikane mbi importet kineze u rritën deri në 145%. Kufizimet e rrepta të eksportit të Pekinit mbi metalet e rralla kërcënojnë gjithashtu prodhimin amerikan.Presidenti shtoi se Kina po ndërmerrte “hapa të rëndësishëm drejt korrigjimit të marrëveshjeve tregtare jo-reciproke dhe adresimit të shqetësimeve” dhe pezullimi i tarifave më...