Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shpëtoi të aksidentuarit/ Polici vlerësohet me Certifikatën për Shërbime të Dalluara
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i dorëzon Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit të Policisë Klajdi Mustaj. Në ceremoni morën pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të DVP Vlorë, ku punonjësi i Policisë është i komanduar për sezonin turistik. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit, të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar...