Zbulohen prapaskenat në prag të takimit Trump- Putin. Meloni i telefonon presidentit të SHBA, BE kërkon një vend në negociata

Zbulohen prapaskenat në prag të takimit Trump- Putin. Meloni i telefonon presidentit të SHBA, BE kërkon një vend në negociata

Italia është plotësisht e përafruar me qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili kërkon një vend zyrtar në tryezën e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Një kërkesë që dje u përsërit edhe nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani, gjatë videokonferencës urgjente të organizuar nga Kaja Kallas për të diskutuar samitin e ardhshëm mes Putinit dhe Trumpit në Alaska. Bashkimi Evropian, theksoi ministri italian, ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë dhe siguria jonë është në rrezik. Për këtë arsye Roma mbështet përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të arritur një armëpushim. Këto ide Tajani ia theksoi homologëve të tij të 27 vendeve anëtare, në kontakt edhe me Giorgia Melonin, e cila po kalon disa ditë pushimesh në Greqi. Si për Melonin ashtu edhe për...