Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim: Shembull frymëzimi për çdo efektive të Dalluara

Shpëtoi tre të aksidentuarit, policit Klajdi Mustaj i dorëzohet Certifikata për Shërbim: Shembull frymëzimi për çdo efektive të Dalluara

Punonjësi i Policisë Klajdi Mustaj u vlerësua sot me certifikatën e akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për aktin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre personave të evakuuar. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, akt që mishëron më së miri misionin e Policisë së Shtetit. “Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i...