Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I mashtronte me para dhe dhurata, drejtori i shkollës akuzohet për përdhunim dhe ponografi me të mitur
SHBA- Të paktën 20 të mitur dyshohet se kanë qenë "viktimë" e drejtorit të shkollës së mesme nga Samos, i cili akuzohet për përdhunim dhe pornografi me fëmijë. Sipas gazetës Star, mësuesi u dërgoi mesazhe të miturave që ai kishte në shënjestër, duke u shkruar: Ke këmbë të mrekullueshme, janë të tonifikuara dhe shumë të bukura. Avokati i disa prej viktimave të drejtorit të shkollës, Ioannis Kaltakis, deklaroi se "viktimat përshkruajnë situata të papërshkrueshme. Ai përfitoi nga mirënjohja që ata ndienin për të si mësues, por po ashtu edhe nga varfëria e tyre. Fillimisht ngacmonte një grup fëmijësh, pastaj kalonte në një klasë tjetër. Një nga nxënësit madje përshkruan se drejtori i shkollës nga Samos i kërkoi t'i masazhonte këmbët duke i dhënë në këmbim para. "Më...