Fshehu të dhënat e një hetimi, pezullohet nga detyra OPGJ-ja në Sarandë

Fshehu të dhënat e një hetimi, pezullohet nga detyra OPGJ-ja në Sarandë

Foto ilustruese SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet për një oficer të Policisë Gjyqësore. OPGJ-ja me inicialet J.P., dyshohet se ka fshehur të dhënat për një hetim në lidhje me trafikun e armëve. Sipas Prokurorisë, të dhënat ishin përftuar nga një celular. Për OPGJ-në e Sarandës që ka nisur hetimi, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg", por Gjykata nuk e pranoi dhe vendosi pezullim nga detyra ndaj efektivit. Rasti tek i cili ndërhyri OPGJ-ja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Në pranga përfundoi zjarrfikësi nga Këlcyrës, Klaudio Osmani dhe shoku i tij Mehmet Canaj. Të dy u kapën me 10 armë, të cilat do t’i trafikonin në Sarandë dhe do të shiteshin në këtë qytet bregdetar. Edhe pse dosja ka...