Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Rritet konsumi, të ardhurat nga Doganat për 7 mujorin arrijnë rekordin 1.22 miliardë euro
Dogana Shqiptare ka publikuar rezultatet e të ardhurave për periudhën Janar-Korrik 2025 ku të ardhurat ishin rreth 117 miliardë lekë ose rreth 5.6 miliardë lekë (rreth 57 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Lehtësimi procedurave doganore, rritja e mbikëqyrjes së importit, tranzitit dhe ri eksportit për mallrat e akcizës, shkëmbimi informacionit me partnerët ndërkombëtarë dhe organet ligjzbatuese në vend, janë disa nga faktorët që kanë siguruar performancë në rritje dhe të qëndrueshme të të ardhurave doganore.Burimet zyrtare nga Administrata Doganore konfirmuan për Monitor se ky është niveli më i lartë i të ardhurave në historinë e doganave shqiptare me nje rritje prej 67% më shumë se vitit 2020 dhe nje rritje prej 84% krahasuar me vitin 2013.Kursi këmbimit vijon të...