Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje për grupin e Franc Çopajt dhe Ervis Çelës: Trafikuan tonelata me kokainë
Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit e njohur ndryshe si Europol, ka dhënë detaje mbi goditjen ndaj “kartelit të parë shqiptar të narkotrafikut”. Sipas Europolit, një seri bastisjesh të kryera nga 7 deri më 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në trafikimin e kokainës me shumë ton dhe pastrimin e parave. Në njoftimin publik theksoher se pas arrestimit të anëtarit kyç të bandës Ervis Çela, bastisjet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, duke përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, dhe një mori provash fizike dhe dixhitale. Europol bën me dije se udhëheqësi i organizatës kriminale Franc Çopja, ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe...