Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në Shkodër, 11 vatra të evidentuara, situata më problematike në Xath të Fushë Arrëzit
Situata e zjarreve në qarkun e Shkodrës mbetet shqetësuese, veçanërisht në zonën e Fushë Arrëzit. Vatra kryesore e zjarrit, e nisur në fshatin Xath, është përhapur gjatë natës, duke përfshirë edhe fshatin Flet dhe zonën “Kunorë Dardhë”. Zjarri ka djegur sipërfaqe malore me pisha dhe bimësi të dendur, ku ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë. Në lidhje me këtë situatë, dy banesa janë evakuuar një ditë më parë, por aktualisht nuk ka rrezik për banorët. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra efektivë zjarrfikës, punonjës të shërbimeve emergjente, shërbimi pyjor, policia dhe 66 ushtarë të Forcave të Armatosura, të mbështetur me automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera logjistike. Ndërkohë, në Bashkinë Shkodër janë regjistruar 11 raste zjarri, ku ndërhyrja e shpejtë ka...