Muzeu Etnografik i Lezhës – Dritare drejt historisë dhe traditave shqiptare

Muzeu Etnografik i Lezhës – Dritare drejt historisë dhe traditave shqiptare

Në zemër të qytetit të Lezhës, në një ndër godinat më autentike të tij, ndodhet Muzeu Etnografik, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Kjo hapësirë muzeale është shndërruar në një pikë referimi për këdo që dëshiron të zbulojë më shumë mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Brenda ambienteve të muzeut ruhen me kujdes objekte të çmuara që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër shekuj. Vizitorët kanë mundësi të shohin armë të vjetra, flamuj historikë, kostume popullore tradicionale si dhe mjete të përdorura në jetën e përditshme, të cilat së bashku krijojnë një mozaik të pasur të jetës shqiptare, transmeton KultPlus. Sipas Zefit, një nga përfaqësuesit e muzeut, interesimi nga vizitorë ndërkombëtarë është në rritje. Turistët shprehin...