Zbardhen detaje/ Hetimet për makinën e djegur në Korçë, procedohen dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

Zbardhen detaje/ Hetimet për makinën e djegur në Korçë, procedohen dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. G., 30 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Korçë, shokë me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarime të rreme mbi rrethanat e djegies së automjetit të 30-vjeçarit, ditën e djeshme. Shërbimet e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.