Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

Në një kohë kur edhe Tirana po përballet me zjarret, nënkryetari i bashkisë Blendi Sulaj ka zbritur në terren këtë të martë, duke parë nga afër situatën dhe luftën e zjarrfikësve me flakët, nga ku ka paralajmëruar për ndëshkime të rrepta ndaj zjarrvënësve që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. “Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit. Ne sigurojmë...