“Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane: Bën pjesë në një rrjet ekstremist, është e rrezikshme

“Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane: Bën pjesë në një rrjet ekstremist, është e rrezikshme

Njëherë e mirë: Brigitte Macron nuk është burrë dhe kush e pohon me ngulm, në këtë rast influencerja amerikane Candace Owens, mund të ketë interesa politike dhe destabilizuese, veçanërisht lidhje me të djathtën ekstreme dhe Rusinë. Për të zbuluar fijet që lidhin podcast-et dhe videot në YouTube, avokatët e presidentit francez Emmanuel Macron (dhe të bashkëshortes së tij Brigitte) kanë angazhuar në SHBA hetues privatë. Sipas hetimeve të kryera nga zyra Nardello&Co., çifti i Elizesë vendosi më 23 korrik të paraqesë padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara (një hap i paprecedentë në historinë e politikës). «Macron-ët e ngritën padinë me vetëdije të plotë për lidhjet e Owens», shpjegon për Financial Times Dan Nardello, kreu i hetuesve privatë. Këto lidhje duket se kanë qenë mjaft...