Tronditet Kosova/ Pesë vrasje në dy ditë, autorët ende në arrati

Tronditet Kosova/ Pesë vrasje në dy ditë, autorët ende në arrati

Kosova është tronditur nga një valë e rëndë dhune në pesë ditët e fundit, me pesë viktima të vrara brenda vetëm 48 orëve, ndërsa një tjetër trup u gjet i varrosur në Lipjan pak ditë më parë. Ngjarjet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit dhe kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë publike. Gjilan – Vrasje e trefishtë në mes të ditës Të dielën, qyteti i Gjilanit u përball me një ngjarje të rëndë: tre persona u qëlluan për vdekje – Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir, argjendarë të njohur në qytet, si dhe Abedin Hoxha, dhëndër i familjes. Viktimat u qëlluan me armë zjarri në një atentat të organizuar. Një i katërt, Bujar Hoxha, është në gjendje të stabilizuar, pas plagëve të shumta...