Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

Një muaj e gjysmë pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin 1 miliardë eurot të autostradës Milot-Balldre. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit, kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre. Tenderi i mëparshëm u anulua në mënyrë të çuditshme një muaj e gjysmë më parë, pasi asnjë nga ofertat që u paraqit nuk rezultoi e suksesshme, ndonëse ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kishte deklaruar se do të shpallte fituesin brenda dy ditësh. Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra parashikohej të mbyllej deri në vitin 2028-të. Kalvari i këtij koncesioni ka nisur që në vitin 2018, kur erdhi propozimi i pakërkuar për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe prej...