Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bylisi i Josës në fazën finale të përgatitjeve, gati për sfidën me Tiranën
Mes miqësoreve dhe kulmit të përgatitjeve, në Ballsh tashmë mendohet kryesisht për sfidën e parë me Tiranën në shtëpi. Bylisi regjistroi edhe barazimin e tretë radhazi në miqësore: pas 0-0 me Lushnjën në Ballsh dhe 1-1 me Apoloninë në Fier, të shtunën mallakastriotët e Mirel Josës barazuan 0-0 me një nga pretendentët për titullin kampion, Partizanin. Nga loja e treguar, Bylisi u pa si një ekip më solid, ku ndjehet qartë dora e trajnerit Mirel Josa dhe skuadra po fillon të marrë formën e duhur. Në këtë test u aktivizuan të gjithë lojtarët që trajneri kishte në dispozicion, duke shërbyer si një provë e vlefshme për mallakastriotët. Edhe afrimi më i fundit, mbrojtësi 18-vjeçar nga Mali, Koita, luajti në pjesën e dytë dhe bëri paraqitje...