Përplasen  anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

Përplasen anijet kineze në Detin Jugor, po ndiqnin një patrullë filipinase

Një anije luftarake e Marinës kineze është përplasur me një mjet të Rojës Bregdetare të vet, gjatë ndjekjes së një anijeje patrullimi të Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Ngjarja ndodhi pranë shkëmbinjve të kontestuar Scarborough Shoal, ku rojet bregdetare filipinase po shoqëronin mjete që shpërndanin ndihma për peshkatarët. Pamjet e publikuara nga Manila tregojnë momentin e përplasjes, ku mjeti kinez i Rojës Bregdetare CCG 3104 bëri një manovër të rrezikshme dhe u godit me anijen luftarake kineze me numër 164. Sipas autoriteteve filipinase, përplasja shkaktoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të mjetit kinez, duke e bërë të papërshtatshëm për lundrim. Më herët, anija filipinase BRP Suluan ishte sulmuar me ujë nga mjetet kineze, por arriti t’i shmangej. Pas përplasjes, pala kineze nuk...