Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare dhe restorante në një vit
Shqiptarët dhe turistët kanë shpenzuar 800 milionë euro në bare e restorante gjatë vitit 2023, duke e bërë këtë sektor një nga motorët kryesorë të ekonomisë së shërbimeve. Monitor.al shkruan këtë të martë duke iu referuar të dhënave që ka marrë nga INSTAT, se të ardhurat në këtë sektor u rritën me 17% në krahasim me vitin 2022, ndërsa fitimet neto arritën 13.8 miliardë lekë. Turizmi në rritje dhe çmimet më të larta kanë ndikuar ndjeshëm në këtë ecuri pozitive, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane. Megjithëse pandemia uli përkohësisht qarkullimin, sektori u rikthye fuqishëm në vitin 2022 dhe 2023. Monitor shkruan se rritja e të ardhurave në këto biznese po ndodh kryesisht për dy arsye. E para, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë po...