“E turpshme sesi kjo qeveri përdor…”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj qeverisë: Propaganda e qeverisë maskon krimin

“E turpshme sesi kjo qeveri përdor…”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj qeverisë: Propaganda e qeverisë maskon krimin

Në një deklaratë për median zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli theksoi se Shqipëria renditet e fundit mes 35 vendeve europiane, me vetëm 1.600 euro në vit për pensionist, krahasuar me mesataren europiane prej 16.100 euro. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka braktisur pensionistët dhe i trajton si “mjet elektoral”, duke i lënë me pensionet më të ulëta në Europë. Sipas Memellit, shpenzimet e Shqipërisë për pensionet arrijnë vetëm në 5.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë më pak se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, që është 9.3%. “Edhe Mali i Zi, me të njëjtën përqindje të PBB-së, jep 4.000 euro në vit për pensionistët – më shumë se dyfishi i Shqipërisë,” deklaroi ajo. Deklarata e plotë: Të dhënat e publikuara së...