Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Makabër/ Vrasja dhe groposja e një personi në një arë të mbjellë me misër, arrestohet autori i dyshuar
Shtetasi me iniciale akuzohet për vrasje me dashje. Një person është vënë në pranga nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e një shtetasi në fshatin Baicë të Lipjanit, disa ditë më parë. Njoftimi i Policisë: “Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”. Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe groposur më 5 gusht në një arë të mbjellë me misër në Baincë të Lipjanit.