Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath

Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath

Situata paraqitet kritike në Fushë-Arrëz për shkak të zjarreve. Flakët e përhapura me shpejtësi gjatë natës, kanë kaluar nga fshati Xath në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”. Raportohet se zjarri rrezikon disa banesa në fshatin Xath, ndërsa janë evakuuar edhe disa banorë. Zjarri që është përhapur në terren malor, ka djegur pisha e bimësi e ndryshme, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë.