Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, sekuestrohen mbi 6 milionë lekë në Elbasan
Administratorët e 3 subjekteve në Elbasan janë proceduar penalisht pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Në operacionin policor të koduar “The Script 2″ janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj). “Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë...