Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
90 ditë më shumë për të shmangur tarifat…
SHBA dhe Kina kanë zgjatur marrëveshjen e tregtisë me 90 ditë, vetëm pak orë para se dy ekonomitë më të mëdha të botës t’i rrisnin tarifat njëra-tjetrës, raporton BBC. Të hënën, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për të vazhduar marrëveshjen deri më 10 nëntor, ndërsa edhe Pekini njoftoi se do të zgjaste pezullimin e tarifave. Kjo do të thotë se SHBA do të ruajë taksën e importit për produktet kineze në 30%, kurse Kina 10% për mallrat amerikane. Më herët gjatë këtij viti, Uashingtoni kishte kërcënuar se do të aplikonte tarifat deri në 145% në produktet kineze, kurse Pekini u përgjigj me tarifa 125% në dërgesat amerikane. Tarifat u tkurrën pas bisedimeve në muajin maj në Gjenevë. Zgjatja e afatit do të lejojë më shumë kohë...