Kleopatra – fundi tragjik i një mbretëreshe që sfidoi historinë

Kleopatra – fundi tragjik i një mbretëreshe që sfidoi historinë

Më 12 gusht të vitit 30 p.e.s., në Aleksandrinë e lashtë, përfundoi jeta e një prej figurave më të famshme dhe më të diskutueshme të historisë, Kleopatras së VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit Ptolemeik. E njohur për bukurinë, inteligjencën dhe aftësitë e saj politike, ajo u bë simbol i fuqisë femërore, udhëheqjes dhe guximit. Pas një jete të mbushur me intriga, aleanca strategjike dhe pasion të ndaluar me dy prej burrave më të fuqishëm të kohës, Jul Çezarin dhe Mark Antonin, Kleopatra u gjend e rrethuar nga fati. Humbja e betejës së Aktiumit dhe vetëvrasja e Mark Antonit shënuan fundin e shpresës për të mbrojtur Egjiptin nga Romakët. E famshme është legjenda sipas së cilës ajo zgjodhi të vdiste duke lejuar një gjarpër helmues...