BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën”, u tha në deklaratë. “Një paqe e qëndrueshme që sjell stabilitet dhe siguri duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar, përfshirë parimet e pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, u...