Ja informacionet e fundit për pensionistët nga ligji i ri për vitet e punës, periudhat që njihen automatikisht dhe…

Ja informacionet e fundit për pensionistët nga ligji i ri për vitet e punës, periudhat që njihen automatikisht dhe…

Pas miratimit të ligjit të ri 7/2025, i cili mundëson njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore si vite sigurimi për efekt pensioni, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur zbatimin. Vitet e punës të kryera përpara vitit 1991 do të njihen automatikisht si periudha sigurimi, pa qenë nevoja që qytetarët të përballen me gjykata, padi apo pengesa burokratike që kanë rënduar shpesh mbi ta. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që kanë kontribuar në ekonominë shtetërore, në kooperativat bujqësore apo në ndërmarrjet e asaj kohe, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit ose procedurave, kanë mbetur jashtë skemës së drejtë të përfitimit të pensionit. Ky ligj synon të përfshijë një kategori të gjerë qytetarësh që kanë...