Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edhe Greqia digjet nga zjarret, kërkohet evakuimi i banorëve në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa
Temperaturat përvëluese po djegin edhe Greqinë. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit. Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa. Autoritetet kanë dërguar SMS në telefonat e banorëve të këtyre zonave, duke i vënë në dijeni për situatën e rrezikshme dhe u kërkojnë të evakuohen. Forca të shumta zjarrfikësish veprojnë nga terreni, ndërsa avionë dhe helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të neutralizuar zjarret. Flakët po favorizohen edhe nga era e fortë. Emergjencat Civile në Greqi kanë paralajmëruar për rrezik shumë të lartë edhe gjatë ditës së sotme, për shkak të temperaturave ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë Celsius.