Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthim tragjik në një fabrikë në SHBA, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur
Të paktën dy punëtorë humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë koksi – një lloj qymyri i ngurtë që përdoret në industri – sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia. Ngjarja ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Pitsburgut, në shtetin e Pensilvanisë. Sipas James Mandalinski, zëdhënës i policisë së Qarkut Allegheny, shpërthimi ka ndodhur “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”. Shkaqet e incidentit mbeten ende të panjohura. Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën një punëtor të pajetë brenda objektit. Pas një operacioni të ndërlikuar kërkimi, u gjet edhe...