Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Temperaturat deri në 40 gradë, disa vende në Ballkan po përballen me zjarre masive prej disa ditësh
Të hënën (11.08.2025) sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin një duzinë vatrash aktive, pasi në 24 orët e fundit shpërthyen gati 40 vatra zjarri. Përkrah zjarrfikësave, sipas të dhënave zyrtare, janë angazhuar edhe rreth 800 ushtarë si dhe avionë e helikopterë ushtarakë nga vendet fqinjë. Në Malin e Zi fqinj forcat e emergjencës mbrojtën nga flakët dhejtra shtëpi në periferi të Podgoricës. Zjarri kishte shpërthyer në një "terren mjaft të vështirë për t'u kaluar", u tha gazetarëve drejtusi i Agjencisë së Shpëtimit, Nikola Bojanovic. Gjatë pasdites të hënën tymi dukej edhe në kodrat mbi Podgoricë. Në Split të Kroacisë gjatë natës duke gdhirë dita e hënë kanë qenë në terren rreth 150 zjarrfikës kundër një zjarri në pyll. Vala e të nxehtit...