Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër, një avion Canadair dhe një helikopter operojnë nga ajri

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër, një avion Canadair dhe një helikopter operojnë nga ajri

Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme. Ndërkohë që prej orëve të para të mëngjesit të sotmë  për shuarjen e flakëve në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter. Një ditë më parë u evakuuan rreth 500 turistë, ndërsa qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët zbritën deri në rrugë. Vatrat vijonë aktive edhe në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshate dhe kanë djegur disa banesa. Edhe në Tepelenë në zonën e Lekëlit flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.