Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret, ministri Vengu: Nga 30 vatra, 5 janë më kritike! Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme, të vijojnë hetimet
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po drejton operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, që kulmuan në ditën e sotme (11 gusht), me një numër rekord prej 30 vatrash në ditët e fundit dhe që janë aktive. Nga këto 5 janë më kritiket sipas ministrit dhe puna vijon si për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të qëllimshme të dyshuara. Vengu theksoi për Report Tv në një intervistë live, se pjesa më e madhe e vatrave janë të qëllimshme, por ka edhe nga ato që riaktivizohen si pasojë e pamundësisë për t’i kontrolluar të gjithë zonat e zjarrit pas shuarjes dhe si shkak i trungjeve në prush rikthehen. “Kemi rrezikun maksimal në shkallë edhe për shkak...