Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin
Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po shokon edhe aleatët ultrakonservatorë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por për arsyen e kundërt: sepse ai nuk po vepron mjaftueshëm ashpër. Pasi përfunduan lutjet dhe shabati, mbrëmjen e kaluar, udhëheqësi fetar dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, publikoi një video akuzuese ndaj Netanyahu-t në rrjetet sociale. Në vetëm tre minuta, ai deklaroi qartë se ka “humbur besimin” te kryeministri dhe se “plani për Gazën do të dështojë”. Sipas Smotrich, Netanyahu ka hyrë në këtë luftë me një dorë shumë të lehtë dhe po humbet kohë. Sipas tij, qyteti i Gazës duhet të shkatërrohet plotësisht, tani dhe jo pas dy muajsh....