Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasje mes policisë dhe gazetarëve te ambientet e News24, akuzohen se u kanë sekuestruar sendet personale
Përplasje ka pasur mbrëmjen e sotme mes një grupi gazetarësh dhe efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet e News24 në Shkozë. Gazetarët kanë tentuar të mos lejojnë policinë të hyjë brenda ambienteve të televizionit por janë shtyrë prej tyre duke pretenduar se po zbatojnë urdhrin. “Ju nuk duhet të zbatoni urdhra të paligjshëm. është bashkëfajësi zbatimi i një urdhri të paligjshëm. Ne rrugën do e hapim, por kërkojmë shkresën e Policisë Ushtarake”, u shpreh gazetari Isa Myzyraj. Më herët, televizioni News24 akuzoi policinë se kishte sekuestruar brenda ndërtesës sende personale të gazetarëve si kompjutera dhe dosje investigative.