Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Turizmi Ramaduros”/ Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Shpërthejnë ujërat e zeza në mes të rërës në Durrës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, ku tregohen pamje të ujërave të zeza në mes të rërës në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Qytetari thotë se pasditen e sotme, në këtë zonë u shfaq një fenomen alarmant, një shpërthim i ujërave të zeza mes rërës dhe pushuesve, duke krijuar kushte të pasiguruara dhe shumë të papërshtatshme për të gjithë ata që ndodheshin aty, veçanërisht për turistët e huaj. Postimi i Berishës: Turizmi Ramaduros jo vetëm i tritolit, por dhe i gjirizeve. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!për shpërthimin e Ujërave të Zeza në Plazhin e Shkëmbit të Kavajës, Durrës Përshëndetje!Dua të denoncoj një ngjarje shqetësuese që ndodhi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, në qytetin e Durrësit. Pasditen e sotme,...