Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ishte duke notuar në det, ndërron jetë pushuesi në Divjakë. Dyshimet paraprake
Mesditën e kësaj të Hëne, një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës. “Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.