Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit

Elbasan/ U kap me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 31 vjeçarit

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, arrestohet 31 vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan. ‘Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje’, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.