Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat, “Shijaksi” që u mbyt në borxhe dhe korrieri që sillte miliona në rrugë
Pamjet e droges TIRANE- "Zëri" ka siguruar pasazhe ekskluzive nga dosja më e fundit e SPAK, ku u godit një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine. Dokumentet hetimore zbulojnë aktivitetin e dyshuar të një rrjeti të sofistikuar, ku përfshihen biznesmenë dhe figura të njohura të botës së krimit. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, të cilët sipas prokurorisë, kishin ngritur një strukturë të organizuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe qarkullimin e miliona eurove, me rrënjë në Amerikën Latine dhe shtrirje në disa vende të Europës, përfshirë edhe qytete të ndryshme në Shqipëri. Sipas përgjimeve të siguruara, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij në Paraguai, duke e informuar se shtetasi...