Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
30 vatra zjarri aktive në vend – Evakuime dhe ndërhyrje nga ajri e toka
Qarku Vlorë – Në Bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, përballë Syrit të Kaltër, duke rrezikuar zonat Krongj dhe Leshnicë e Poshtme. Në operacione po marrin pjesë 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të MZSH Finiq, të mbështetur nga FA me 4 mjete, 30 trupa dhe 1 grup i FNSH. Nga ajri janë angazhuar helikopteri i FA-së, 2 avionë PZL grekë, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Në Parkun “Rëzom”, në majën e “Lucës”, terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen tokësore. Zjarre të tjera po përballohen në Bolenë, Tërbaç, Lukovë dhe Ninat. Qarku Berat – Situata më e rëndë paraqitet në Bashkinë Poliçan, ku flakët kanë kaluar mbi ujësjellës dhe pranë banesave, përfshirë Azilin e të Moshuarve. Po evakuohen banorë në...