Gati lëvizja kundër Berishës në PD, Xhaferri paralajmëron “Foltoren 2”: Partia nuk mund të jetë muze për axhendën personale

Gati lëvizja kundër Berishës në PD, Xhaferri paralajmëron “Foltoren 2”: Partia nuk mund të jetë muze për axhendën personale

Ferdinand Xhaferri, ish-deputet i PD TIRANE- Një grup drejtuesish demokratë, nga strukturat e ndryshme të Partisë Demokratike, janë në fazën finale të organizimit të një lëvizjeje të re politike brenda partisë, e cila duket se do të sfidojë drejtpërdrejt hegjemoninë e Sali Berishës. Ish-deputeti Ferdinand Xhaferri ka konfirmuar për "TemA" se kjo nismë vjen nga vetë baza e partisë, dhe sipas tij, do të gjejë mbështetje të gjerë në elektoratin e djathtë. Sipas Xhaferrit, kjo lëvizje e re do të funksionojë si një “Foltore 2”, duke ndjekur modelin që përdori vetë Berisha pas përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Por këtë herë, qëllimi është krejtësisht i ndryshëm: t’i japë PD-së një drejtim të ri, larg, siç e cilëson ai, "axhendës personale" të liderit aktual. “Partia...