Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
30 vatra zjarri aktive në qarqet më të mëdha, situata më e rënduar në Bashkinë e Finiqit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim i situatës gjatë orëve të fundit, kjo edhe për shkak të temperaturave tepër të larta. Aktualisht, janë 30 vatra aktive, disa prej të cilëve kanë djegur sipërfaqe të mëdha dhe kanë kërkuar dhe ndërhyrje ajrore. Informacion mbi situatën e zjarreve në vend Qarku Vlorë Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30 fefektivë të...