Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident i trefishtë në Klos, dërgohen në spital të lënduarit
Klos/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A sëbashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Top Channel