Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, Balluku inspekton punimet: Sezoni i ardhshëm veror iu gjen me rrugë të re
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në aksin Berat-Ballaban. Numri dy i qeverisë tha se ky aks do të bëhet i aksesueshëm brenda vitit dhe do të ndikojë pozitivisht në turizëm. “Do ishte mirë që brenda muajit tetor ta mbyllnim të gjithë kantierin, megjithëse këtu duket që puna po shkon drejt fundit përsa i përket të gjithë volumeve parësore që janë gërmimet, shtrati i rrugës apo skarpatet, kështu që deri në fund të tetorit nëse e dorëzojmë, sezoni ardhshëm veror do t’ju gjejë me një rrugë totalisht të re”, tha Balluku. Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekt do të ketë një ndikim në të gjithë zonën. “Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për...