Trump para takimit me Putin: Do të ketë shkëmbim territoresh, jam i irrituar nga Zelensky

Trump para takimit me Putin: Do të ketë shkëmbim territoresh, jam i irrituar nga Zelensky

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur këtë të hënë lidhur me takimin e ardhshëm të tij me homologun rus Vladimir Putin, ku ka siguruar gazetarët se do të ketë një shkëmbim territoresh mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht kundërshtimit të liderit të Kievit, Volodymyr Zelensky. “Shkoj mirë me Zelensky-n, por, e dini, nuk jam dakord me atë që ka bërë – jam shumë, shumë seriozisht në mosmarrëveshje me të,” tha Trump në një konferencë shtypi.“Kjo është një luftë që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë.” Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu i pakënaqur nga deklaratat e Zelensky-t, që mohoi mundësinë që Ukraina të dorëzojë territore ndaj Rusisë. “Jam pak i irrituar që Zelensky tha se i nevojitet miratim kushtetues. Dua të them, mori miratim për të...