“Do e di në dy minutat e para nëse do arrijmë një marrëveshje”, Trump: Jam i bindur që do t’i vendos Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë

“Do e di në dy minutat e para nëse do arrijmë një marrëveshje”, Trump: Jam i bindur që do t’i vendos Putinin dhe Zelenskyn në një dhomë

Presidenti amerikan, Donald Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, pasi e përshkroi takimin e tij me Putinin si “paraprak”, tha se do ta dinte menjëherë nëse do të arrinte një marrëveshje me rusin dhe deklaroi se ishte i bindur se do ta vendoste atë “në një dhomë me Zelenskyn” për të “zgjidhur” çështjen e Ukrainës. Duke komentuar pjesëmarrjen e mundshme të presidentit ukrainas në takimin e së premtes, ai tha se ishte e mundur, megjithëse vetë shprehu dyshime nëse prania e tij do të sillte rezultate të konsiderueshme. Konkretisht, Trump tha se “nuk ka qenë pjesë e procesit” deri më tani, duke shtuar se Zelensky ka marrë pjesë në shumë takime gjatë 3 viteve e gjysmë të fundit, pa rezultate të rëndësishme. “Ai mund...