Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidenti i rëndë në “Qafën e Koshovicës”, ndërron jetë pas tre ditësh 15-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 15-vjeçari që u përfshi disa ditë më parë në aksidentin rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. I mituri ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes të efektivit të Policisë, Klajdi Mustaj, 26 vjeç, i cili rrezikoi jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti të përmbysur katër personat që ndodheshin në bord. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00, kur automjeti humbi kontrollin dhe u përmbys, duke mbetur i bllokuar në anë të rrugës. Brenda tij ndodheshin katër persona të plagosur, ndërsa nga makina filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe transportimit drejt spitalit, 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Top...