Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kushtetuesja foli, po tani çfarë ndodh me Kuvendin?
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta. Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Por, kur mund të thirret seanca konstituive? Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja. Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë. Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten...