Dosja Shpirti/ Dritan Prençi dhe Irena Gjoka shpërdoruan detyrën, duhet të jepnin dorëheqjen pas publikimit të skandalit

Dosja Shpirti/ Dritan Prençi dhe Irena Gjoka shpërdoruan detyrën, duhet të jepnin dorëheqjen pas publikimit të skandalit

Irena Gjoka dhe Dritan Prençi TIRANË-Skandali i fshehjes së provave që tregojnë përfshirjen e një prokurori të posaçëm në bisedat e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës merr përmasa edhe më të mëdha, nëse kihen parasysh veprimet dhe mosveprimet e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka. Dosja ‘Shpirti’, ku dëshmia e Mariglen Shushës implikon prokurorin e posaçëm, Ened Nakuçi në variantin italian të saj, por nuk e implikon në variantin shqiptar është një këmbanë alarmi. Në bashkëpunim apo jo, Dritan Prençi dhe Irena Gjoka mund të kenë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pse? Kushtet për të përmbushur këtë akuzë janë veprimet dhe mosveprimet e një funksionari, që për pasojë shkaktojnë, në rastin e sistemit të drejtësisë, deformim,...