Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Poliçan, rrezikohen disa banesa
Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke rrezikuar dhjetëra banesa në fshatin Prokëçat. Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat po përhapen në një terren të vështirë dhe të mbuluar me bimësi të dendur, pemë dhe shkurre. Gjatë natës, në aksionin për neutralizimin e flakëve morën pjesë forcat zjarrfikëse të Poliçanit, Skraparit dhe Beratit, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter që ndërhyri përmes ajrit. Por, pavarësisht përpjekjeve, flakët janë rikthyer me intensitet më të madh dhe aktualisht paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët dhe pronat e tyre. Për të ndjekur situatën në terren, paraditen e...