Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Memli Krasniqi: Vrasja në Gjilan alarm për sigurinë, kërkon veprime të shpejta
Pas ngjarjes tragjike në Gjilan ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar duke theksuar se kjo ngjarje përbën një tjetër alarm për pasigurinë dhe rritjen e kriminalitetit në vend.Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar nga institucionet që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë aktorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, ka shkruar ai.Kryetari i PDK-së i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e veprimeve konkrete ndaj fenomenit të kriminalitetit që po përkeqësohet në Kosovë.Policia e Kosovës ka...