Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
OKB: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së ka dënuar sulmet e Izraelit ndaj gazetarëve në Gaza. Pesë u vranë nga Al Jazeera, përfshirë Anas al Sharif dhe mjekët kanë thënë se një gazetar i gjashtë i pavarur u vra gjithashtu, shkruan Sky News. “Ne dënojmë vrasjen nga ushtria izraelite të 6 gazetarëve palestinezë duke synuar tendën e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha zyra e të Drejtave të Njeriut. “Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët. Ne bëjmë thirrje për akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët”, shtoi më tej. Ata shtuan se të paktën 242 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit ndaj...